Sherri me Ronaldon/ Paloma: Ka qenë fans i yni, çonte 100 mesazhe në ditë

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sherri me Ronaldon/ Paloma: Ka qenë fans i yni, çonte 100 mesazhe në ditë

Disa kohë më parë Ronaldo Sharka dhe Paloma u përfshinë në një debat të fortë me njëri-tjetrin dhe gjithcka nisi kur gazetarja e njohur u shpreh se ‘Sharka duhet të merret më mirë me moderimin, se në fushën e kërcimit nuk merr vesh’.

Kaq është dashur dhe Sharka nuk është kursyer ndaj Palomës, duke përfunduar kështu në disa debata të njëpasnjëshme virtuale por edhe televizive

Lidhur me këtë, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Natën me Aulonën”, Paloma është pyetur se si është marrëdhënia e saj me moderatorin.

“Ronaldon unë e njoh si një djalë që kishte dëshirë dhe ëndërr televizionin dhe radion. Dhe unë Ronaldon e mbaj mend që ka qenë një fans shumë i madh i yni, që ne na dërgonte mesazhe dhe ishte protagonist në cdo program. Ne e përmendnim Ronaldon se nga 300 mesazhe që mund të na vinin në program, 150 ishin nga Ronaldo”, tregon Paloma.

“Nuk e di në një diskutim që pata me kolegen e tij, Erjolën. Unë jam një njeri i drejtpërdrejt dhe Ronaldo është një djalë shumë praktik dhe më vjen shumë mirë që do të eci në karrierën e vet. Nuk kish asnjë gjë personale, thjesht dhashë mendimin tim”, shton gazetarja e Fiks Fare.

“Me Ronaldon jam pajtuar sigurisht se nuk është ndonjë gjë e madhe. Mesa kam kuptuar Ronaldo është një djalë që nëse e përqafon, i ndryshon komplet gjendja shpirtërore. Pra Ronaldos i pëlqen pak vëmendja por nuk është natyrë që do të thumbojë. Ronaldo ruan veten e tij në format e veta dhe nuk ka asgjë personale”, përfundon ajo.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE