Detaje të reja nga vrasja në Laknas, Shefi i Komisariatit të Kamzës: Arma kallashnikov ishte pa leje…

vovalbania November 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detaje të reja nga vrasja në Laknas, Shefi i Komisariatit të Kamzës: Arma kallashnikov ishte pa leje…

Janë zbardhur të tjera detaje nga vrasja e 70-vjeçarit në Laknas të Tiranës.

Raportohet se shkak për konfliktin është bërë një kanal në afërsi të banesave. Për këtë çështje tre fqinjët janë konfliktuar edhe më parë, por sot fatkeqësisht sherri agravoi dhe 70 vjeçari Maliq Marku u fut në shtëpi mori armën dhe qëlloi në drejtim të Besim Keçës dhe Shefqet Hasës i cili mbeti i vdekur në vend.

Në lidhje me ngjarje ka folur edhe Shefi i Komisiaritatit të Kamzës në një deklaratë për media.

Shefi i Komisariatit të Kamzës ka deklaruar se arma që ka qëlluar 70-vjeçari fqinjët e tij ka qenë tip kallashnikov dhe pa leje. Në një deklaratë për mediat, Shefi u shpreh se konflikti ka qenë për një kanalizim të ujërave të zeza që ndodhet pranë banesave të personave të përfshirë.

 Kemi marrë njoftimin për ngjarjen kriminale dhe menjëherë kemi arrestuar autorin e ngjarjes, Maliq Marku, 70-vjeç. Autori i vrasjes u arrestua në banesën e tij. Rezulton se një person është vrarë dhe tjetri ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Konflikti raportohet se ka qenë për motive të dobëta. Arma tip kallashnikov ishte pa leje dhe u kap në banesë. Bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza që ndodhet pranë banesave të personave të përfshirë në konflikt”, tha shefi i Komisariatit të Kamzës.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65709 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE