Drake shfaqet i veshur me shqiponjën dykrenare në videoklip, përmend Prishtinën dhe…
Reperi kanadez me famë botërore, Drake ka rezervuar një surprizë të bukur për shqiptarët, një ditë pas Festës së Pavarësisë.
Pasditen e sotme reperi ka publikuar këngën “Polar Opposites” me detaje të theksuara shqiptare duke nisur nga xhaketae kuqe me shqiponjën e zezë që mban veshur gjatë gjithë videoklipit.
Në videoklip duket se ka edhe shqiptarë të cilët janë pjesë e rrethit të tij shoqëror. Ndërsa në një moment, reperi përmend edhe kryeqytetin e Kosovës duke thënë: “Nuk e di sesi i bëjnë ato gjërat në Prishtinë, por e di se tensionet janë në rritje!”.
Drake i këndon një vajze, e cila sipas tekstit i ka bërë bllok në çdo platformë sociale. Vajza, quhet Mariana, një emër që ngjan si shqiptare. “Mariana, ti më theve besimin”- i thotë Drake.
PJESË E TEKSTIT:
Had to plans to understand ya
Mariana you broke my faith
why you gotta listen to the propaganda?
we just broke the ice, and noë you’re both leaving
I was being kind, I don’t understand ya
You should let your sister be the voice of reason
Either it’s your text that I’m misreading
Or it’s just your actions are misleading
Don’t know how they do things in Pristina
I just know the tension is increasing
Duke lexuar këtë pjesë të tekstit, duket sikur Drake na êshtë dashuruar me një vajzë nga Prishtina.