Efi Dhedhes shtatzanë? Shfaqet me bark të rrumbullakosur, ja reagimi i menjëhershëm i saj!
Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private.
Së fundmi Efi ka qenë e ftuar në një event dhe nga postimet e saj në Instastory, ndjekësit kanë vënë re barkun e saj paska të rrumbullakosur dhe kanë aluduar se bukuroshja është shtatzanë. Mirëpo nuk zgjati shumë, pasi menjëherë Efi ka postuar një video në Instastory, teksa ka regaur lidhur me këtë duke mohuar këto thashetheme dhe duke u shprehur se thjeshtë ka venë bark për shkak të disa kileve të tepërta që ka marrë.
Tema e shtatzanisë së Kiarës ka qenë tema kryesore në showbizin shqiptar, ku shumë ndjekës, personazhe Vip madje dhe personazhe që nuk na e merrte mendja kanë shprehur urimin e tyre ndaj çiftit për këtë lajm të bukur. Ndër ta ka qenë edhe Efi Dhedhes, e cila edhe pse tashmë nuk ka një marrëdhënie të mirë me çiftin ka vendosur që t’i urojë për lajmin e bukur.