Metallica shihet me flamurin e Shqipërisë!
Metallica shihet me flamurin e Shqipërisë. Kjo video po bëhet virale me ndjekësit që komentojnë të lumtur dhe falenderues për grupin me famë botërore.
Kujtojmë, se në vitin 2018, një foto është bërë virale. Fotoja është kërkuar dhe realizuar nga një djalë shqiptar që jeton prej vitesh në Londër. I njohur në rrjetet sociale si një nga fansat e zjarrtë shqiptarë të Metallica. Djali i quajtur Ervin Gjonaj, i cili në profilin e tij në rrjetet sociale mban emrin e liderit dhe vokalistit të Metallica-s, ka shfrytëzuar këtë moment për të zbuluar flamurin, ndërsa si dhuratë për Metallica-n, më konkretisht për ditëlindjen e Robert Trujillo, anëtar i grupit, ka qenë një bluzë e tifozëve të kombëtares shqiptare.
Ndërkohë, në koncertin e Metallica në Londër, ata përshëndetën të gjithë fansat shqiptarë që ishin në koncert dhe në fund bateristi Lars Ulrich përshëndeti me flamurin shqiptar.