Nuk ju hap telefonin apo shpenzon para pa kriter?! Ja çfarë sinjalizon tradhtinë sipas detektives Shkënda Lili!
Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio detektivja private Shkënda Lili. A duhet prishur marrëdhënia për shkak të tradhtisë?!
Unë një natë, ose një frekuentim një herë në disa kohë, mendoj nuk duhet prishur marrëdhënia. Nëse ka dy lidhje paralele dhe gjithë fokusi është te lidhja paralele, mendoj që duhet t’i japë fund. Familja nuk duhet të prishet për një natë. E mira është që nuk duhet t’i japësh fund familjes për këtë gjë. Unë shoh shumë, dëgjoj shumë te puna dhe është e thjeshtë për ta prishur familjen. Ka familje të shëndetshme.
Më tej, ajo detajoi të gjitha shenjat dhe sinjalet që mund të nënkuptojnë tradhti.
Ndryshimi i partnerit. Të shkuarit në palestër. Ndryshimi i rutinës. Një faktor tjetër është telefoni. Deri para disa kohësh mund të mos ketë pasur kod dhe tani mbahet gjithë kohës me vete. Orët e zgjatura në punë, një ndryshim oraresh. Ndryshim planesh në moment të fundit. Kur del një punë që duhet të shkosh me kolegët në një qytet tjetër.
Faktor tjetër është sjellja, që janë direkt agresiv, sulmojnë çdo fjali të partnerit. Moshapja e telefonit, fikja e telefonit. Shpenzimi i parave shumë. Tradhtia ka kosto, do dhuratën, hotelin. Por mos u alarmoni, jo të gjitha këto të dhëna tregojnë tradhti. Nuk duhet të jeni mbytës sepse kjo e shtyn partnerin drejt tradhtisë.