Pak muaj pas ndarjes nga bashkëshorti, ish-kryeministrja e Finlandës Sanna Marin publikon në Instagram disa foto ku shfaqet tepër seksi!
Që pas largimit nga politika, ish-kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka nisur të ‘jetojë’. Në postimet e fundit në Instagramin e saj, Marin i ka treguar të gjithëve disa foto nga udhëtimet e saj të fundit ku mund të themi se duket shumë joshëse dhe seksi. Ish-liderja e socialdemokratëve finlandezë duket se e ka marrë si të mirëqenë udhëtimin në jetën e saj të re si beqare dhe nuk ngurron të ndajë me ndjekësit as foto me rroba banje apo pantallona të shkurtra të shkurtra.
Realiteti i ri i Marin përfshin një ndryshim rrënjësor jo vetëm në jetën e saj profesionale, por edhe në atë personale, pasi pak muaj më parë ajo bëri kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj prej tre vitesh, Markus Räikkönen. Marin dhe Raikkonen, janë prindër të një vajze 5-vjeçe, Emma Amalia Marin. Dyshja kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre në vitin 2020. Marin në Instagramin e saj shkroi se:
Ne kemi bërë kërkesën për divorc. Jemi mirënjohës për 19 vitet e kaluara së bashku dhe për vajzën tonë të dashur. Ne do të mbetemi miq të mirë dhe prindër të dashur. Ne do të kalojmë kohë si familje për të mirën e vajzës. Ne dëshirojmë të respektoni privatësinë tonë. Nuk duam të komentojmë më shumë.