Armëpushimi merr fund, OKB ngre alarmin për situatën në Lindjen e Mesme: Gabim i rëndë!!
Teksa ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Gaza dhe militantët e Hamasit lëshuan sërish raketa drejt Tel Avivit, agjenci të ndryshme ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin për fundin e armëpushimit në Lindjen e mesme.
Francesca Albanese , Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Territoret e Pushtuara Palestineze, tha për BBC se përfundimi i armëpushimit ishte një “gabim i rëndë”.
“Është e papërgjegjshme duke pasur parasysh katastrofën humanitare në të cilën ndodhen njerëzit në Gaza”, tha ajo.
E pyetur se cila mendonte se ishte zgjidhja më e mirë për të ecur përpara, ajo tha se komuniteti ndërkombëtar “duhet të ushtrojë lidership në respektimin e ligjit ndërkombëtar si e vetmja rrugëdalje e mundshme, në interes të izraelitëve dhe palestinezëve”.
Albanese tha se për të lejuar çmilitarizimin e Hamasit dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite, duhet të ketë një operacion të pavarur paqeruajtës në territoret e pushtuara palestineze.