Ju prezantojmë me Safina Namukwaya, gruaja më e vjetër në Afrikë që sjell në jetë fëmijë!
Një grua 70-vjeçare nga Uganda ka sjellë në jetë binjakë pasi arriti të mbeste shtatzënë me anë të fertilizimit In Vitro. Kështu, Safina Namukwaya u bë gruaja më e vjetër që sjell në jetë fëmijë në Afrikë pasi lindi një vajzë dhe një djalë. Mjekët në spital bënë të ditur se nëna dhe dy foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se vogëlushët erdhën në jetë me anë të një ndërhyrjeje cezariane.
Namukwaya tregoi për mediat në vend se kjo ishte hera e dytë që ajo sillte fëmijë në jetë në tre vite, pasi lindi një vajzë të quajtur Sarah në 2020. Nëna tregoi se kishte pasur komplikacione dhe vështirësi gjatë shtatzënisë, duke përfshirë këtu edhe largimin e babait të fëmijëve të saj.
Një herë, një djalë shumë i ri më tha se isha mallkuar nga nëna ime që të vdisja pa fëmijë.
Namukwaya tregoi po ashtu se në komunitetin ku jetonte, tregohej me gisht për faktin që nuk mundte të sillte në jetë fëmijë pas 40 vitesh përpjekjesh.