A e ka uruar Luizin dhe Kiarën që do të bëhen prindër? Ja si përgjigjet Amosi

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A e ka uruar Luizin dhe Kiarën që do të bëhen prindër? Ja si përgjigjet Amosi

Aktori Amos Zaharia ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin Live From Tirana.

Aktori ka ndarë shumë detaje nga jeta profesionale, por nuk iu ka shpëtuar pyetjeve rreth marrdhënies me personazhet e Big Brother Vip.

Pyetjes nëse e ka uruar Kiarën dhe Luizin që do të bëhën prindër Amosi iu përgjigj kështu:

‘Nuk i kam uruar sepse nuk kam patur mundësi të takohem me Luizin dhe Kiarën, por nëse do më rastisi t’i kem përballë do i uroj. Që kur kam dalë nga ai emision nuk jam takuar pothuajse me asnjërin. Unë nuk i zgjodha ato personazhe, unë i zgjedh njerëzit që duhet të kaloj jetën time. Kjo sepse shumë njerëz shohin interesat e tyre, përpos miqësisë.’

Kujtojmë se Amosi ka qenë një ndër personazhet që nuk i ka patur aspak mirë marrëdhëniet me Kiarën dhe Luizin, ndaj dhe ai u ngacmua me këtë pyetje gjatë intervistës së sotme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE