Dashamirësit e “Në kuadër të dashurisë” në Vienë gati për të ndjekur filmin për herë të parë!
“Në Kuadër të Dashurisë” vijon të mbetet kryefjala e ditëve të fundit. Pas disa premierave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ashtu edhe jashtë territorit, filmi më i dashur dhe më i komentuar i momentit nuk ndalet së korruri sukses.
Mbrëmjen e kaluar më 1 Dhjetor, filmi shkoi në Austri në kinema Cineplexx në Vienë, ku u organizua dhe një Meet & Greet me yjet tanë. Gjithashtu përveç se Vienës, filmi do të ketë disa orare të reja edhe në Cineplexx Annenhof Kino (Graz) dhe në Cineplexx Linz.
Më 7 Dhjetor “Në Kuadër të Dashurisë” udhëton përtej oqeanit, në SVA Theater në New York, ndërsa më 11 Dhjetor në Davis Theater në Chicago. Për të ndjekur transmetimin e filmit në kinematë e qyteteve tuaja ju mund të zbuloni më shumë në films.top-channel.tv.