Pse u tërhoq nga Festivali i Këngës?! Këngëtarja Samanta Karavella zbulon arysen…
Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj ka qenë Samanta Karavella. Artistja e njohur ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e saj e suksesshme në muzikë dhe jo vetëm…
Së fundmi është bërë i ditur lajmi se këngëtarja ka marrë vendimin të tërhiqet nga Festivali i Këngës por cila është aryseja?
Ka pasur shumë spekulime ndaj festivalit, për mua ishte një temë që nuk dua ta cekja aspak por kam një sqarim për publikun tim, që e ka pritur rikthimin tim në festival. Pjesëmarrja e parë ka qenë që 14 vjeç. Kënga që unë kam zgjedhur në festival, që e kam krijuar për 2 ditëve sepse ishte ajo energjia që dua të shkoj. Është një këngë me potencial dhe ritmike.
Romeo: Unë e kam dëgjuar këngën dhe ishte shumë potencial.
Samanta: Kënga fillonte me ‘eagle’ (shqiponjë), edhe do krijonte atmosferë të paparë në “Pallatin e Kongreseve”, mua më ka mbetur shumë peng. E vërteta është që nuk m’u lejua performanca dhe unë nuk mund ta këndoja atë këngë ritmike pa performancë. Këto ishin kriteret e festivalit këtë vit. Nuk iu lejua askujt.
Romeo: Kemi dëgjuar disa fjalë që festivali i fundvitit i është premtuar Elsa Lilës.
Samanta: Këto janë spekulime, mediat e flasin gjithmonë, edhe kur bëhet fjalë për një artist me emër mund të ishte edhe emri im. Nuk di asgjë rreth kësaj, uroj që të jetë zgjedhja e publikut.
Donaldi: Po nëse disa nga këngëtarët janë tërhequr, çfarë do ndodhë? Se nuk je e vetmja, edhe Kejsi Tola është tërhequr.
Për të pyetur edhe Kejsi Tolën, Romeo zgjodh ta telefononte live dhe ta pyeste këngëtaren, por ajo nuk tregoi asgjë më tepër dhe tha se “zgjodhi të tërhiqej për arsye personale”.