Vrasja e Liridonës, arrestohet nipi i Naim Murselit, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e Liridonës, arrestohet nipi i Naim Murselit, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Një person i tretë është arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Murselit që ndodhi orët e vona të së mërkurës.

Insajderi mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Kushtrim Kokalla – pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili është nipi i Naim Murselit.

Policia e Kosovës pak më parë ka njoftuar se pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin personave të dyshuar lidhur me rastin.

Naim Murseli dhe Granit Plava janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë bashkëpunuar për vrasjen e Liridona Murselit.

Ndërsa policia ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një person i tretë është arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Murselit që ndodhi orët e vona të së mërkurës.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli.

Naim Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqes. Ndërkohë vetë Murseli nuk ka folur para hetuesve. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE