“Firmos” kontratën me BBV, këngëtari i njohur përplaset me partneren: “Të kam thënë Jo!”
Këngëtari i njohur Erik Lloshi ka qenë i ftuari i rradhës në programin “Mos i bjer me Top” nga Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçi.
Ashtu siç e do zakoni i kësaj rubrike, edhe Eriku u pyet nëse do të dojë të jetë pjesë e sezonit të tretë të “Big Brother VIP”.
Këngëtari tha se dëshiron ta provojë si eksperiencë, ama ka një lloj frike pasi ai tregoi se është shumë i drejtpërdrejtë, gjë që nuk do ta favorizonte aspak në një program të tillë.
Sakaq, atij iu kërkua t’i bënte një rreng partneres së tij, duke i thënë se sapo kishte firmosur kontratën për t’u bërë pjesë e BBV3.
Nga telefonata e bërë në studio u duk se partnerja e tij nuk ishte aspak e kënaqur tek u shpreh: “Ta kam dhënë mendimin tim, të kam thënë jo!”
Megjithatë mbetet të shihet nëse Eriku do ta konsiderojë realisht hyrjen e tij në BBV.