“Iliri negativ”, Juliana flet me lot në sy pas eleminimit nga “Dancing with the stars”
E ftuar në programin “DWTS Fan Club”, Juliana Nura la të kuptohet se nuk e priste aspak eleminimin nga gara e kërcimit e as nuk e meritonte.
Ajo u shpreh se ishte një ndër konkurrentet me të mira dhe më të votuara, e papritmas e gjeti veten në ‘dance off’ e më pas të skualifikuar.
Juliana tha se ajo çka ka ndikuar ishin komentet negative të Ilirit për performancën e saj, që më pas ndikuan edhe tek anëtaret e tjerë të jurisë.
Përsa i përket votimit nga publiku, ajo tha: “Është juria ajo që voton, ne nuk i kemi parë votat e publikut”.
Juliana nuk la pa përmendur as shpenzimet financiare për të qenë pjesë e programit, përpos përkushtimit shpirtëror dhe fizik, tek tha se ka patur kosto për të ndërruar shtet, andaj nuk e meritonte të nënvlerësohej në këtë mënyrë.