Një muaj paraburgim të dyshuarve për vrasjen e Liridonës/Naim Murseli mbetet në burg!

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një muaj paraburgim të dyshuarve për vrasjen e Liridonës/Naim Murseli mbetet në burg!

Një muaj paraburgim për secilin prej tre të dyshuarve për vrasjen e kësaj të mërkure në Prishtinë të 30-vjeçares Liridona Murselit. Mes tyre është edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili fillimisht tha se ranë pre e një grabitjeje. Vendimin e dha sot Gjykata Themelore e Prishtinës. 33-vjeçari Murseli, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit, u arrestua bashkë me dy persona, njëri prej tyre, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ende nuk dihen masat e sigurisë për të akuzuarit.

Në afërsi të gjykatës u panë familjarë të Liridonës, por ata nuk u lejuan që të marrin pjesë në seancën e sotme. Vëllai i viktimës, shtetasi Leonard Ademaj deklaroi se u njoftua që duhet të bëjë kërkesë për të marrë pjesë në seancat e radhës. Po ashtu, ai konfirmoi se i ka dorëzuar kërkesë Prokurorisë për zhvarrosjen e trupit të Liridonës, që të prehet pranë varrezave të shtëpisë së prindërve të saj.

Liridona është vrarë në mënyrën më mizore, në mënyrën më makabre që mund të jetë. Liridona ishte grua e fuqishme, motër e fuqishme dhe nënë e fuqishme. Doli të bëhet edhe heroinë për fëmijët e vet. Ne po e përmbajmë veten, sepse ajo nuk donte të na shihte neve kurrë kështu!

Ademaj shtoi se beson që autoritetet e Kosovës do të vendosin drejtësi në këtë rast. Ndërkaq, në hyrje të godinës së Gjykatës Themelore të Prishtinës u zhvillua një protestë ku katër aktiviste shpalosën një banderolë me mbishkrimin: “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Siç u njoftua, një protestë u zhvillua mesditën e sotme para ambasadës së Kosovës në Tiranë. Protestuesve që ngritën zërin për vrasjen e Liridonës, iu bashkua edhe ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi. Diplomati u shpreh:

Unë dola t’ju takoj para derës së ambasadës. Është një iniciativë njerëzore dhe ju falënderoj për ndjesinë që tregoni për një rast që ka tronditur Kosovën, që është e shtanguar dhe në shok të vërtetë. Protesta juaj është për t’u përkrahur dhe po kështu thirrjet tuaja për drejtësi për Liridonën e për çdo grua. Drejtësia të thotë fjalën e saj për një krim kaq monstruoz siç ndodhi me Liridonën.

Ndërsa nuk ka zyrtarisht një motiv, po nxiten spekulime se në rast vdekjeje të Liridonës, Naimi do të pëfitonte miliona euro nga sigurimi i saj në Suedi. Por, këto janë vetëm dyshime. Familja e Naim Murselit ka emigruar që në vitin 1992 në shtetin suedez.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65720 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE