Trëndafila të bardhë dhe bluza me foton e Liridonës, rivarroset në vendlindje 30-vjeçarja!(FOTO)
vovalbania
December 04, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Liridona Ademaj, 30-vjeçarja e vrarë nga bashkëshorti i saj është rivarrosur ditën e sotme në vendlindje.
Siç bëhet me dije nga burimet për media ajo u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, me kërkesë të familjes. Qindra qytetarë tashmë kanë shkuar për të ngushëlluar familjen Ademaj.
Pjesë e ceremonisë së varrimit të Liridona Ademajt është bërë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.