Babai i 14 vjeçares të vrarë bën veprimin e çuditshëm në Gjykatë
Aleksandar Gjorçevski, babai i 14-vjeçares që u rrëmbye dhe u vra në Maqedoninë e Veriut, ka dalë mbrëmjen e kësaj të hëne para Gjykatës Penale në Shkup.
Në momentin që Gjorçevski, i dyshuar për përfshirje në ngjarje, hyn në ambientet e gjykatës sheh nga kamerat dhe bën me dy gishtat e mëdhenj shenjën e ‘OK’.
Kryeprokurori Gavrill Bubevski në konferencën për shtyp tha se provat e ndërmjetësimit tregojnë se organizatorët i kanë marrë informatat nga babai i saj për atë se kur vajza do të dalë nga shtëpia.
“Për babain tani për tani kemi dëshmi se si ndërmjetësues ka marrë pjesë në informimin kur vajza do të dalë nga shtëpia që të rrëmbehet. Nuk kemi njohuri se është i involvuar në motivin e vrasjes. Një nga personat e dyshuar tha se informatat për vajzën i ka babai”, tha Bubevski, ndërsa shtoi se babai i ka mohuar veprimet.
Në konferencë për shtyp u theksua se i dyshuari i parë, i cili është organizator dhe ekzekutor i vrasjes, është në arrati, ndërsa tre të dyshuarve u është shqiptuar paraburgim 48-orësh.