“Gruaja e tij është e shokuar”- Reagon babai i Plavës: Nëse e ka vrarë ai Liridonën, për mua është i vdekur
Babai i Granit Plavës, personit që dyshohet se ka kryer vrasjen e Liridona Ademajt ka thyer heshtjen për ngjarjen e rëndë.
Në një intervistë për Indeksonline ai ka thënë se nëse djali i tij e ka bërë një vepër të tillë atëherë “është i vdekur për të”.
Mursel Plava ka treguar se Graniti jetonte vetëm me gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa ai vetë në Kroaci dhe se kishte dy ditë që kishte ardhur në Kosovë.
“Është shumë e vështirë për tri shtëpitë. Nuk po mundem as me paramendu. Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë. I them hetuesisë ta çojnë deri në fund, si ka ardhur deri te kjo, kush ka qenë iniciator. Me marrë dënimin e merituar. Kurrë se kisha menduar që e bënë atë punë. Nëse Graniti e ka bo këtë rast le ta merr dënimin e merituar. Gruaja e tij është e tronditur, nuk po mundet me besu. Nuk e kam takuar. Nuk du me shku me taku, du mu qetësu, nuk jam në gjendje me taku. Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua, është i vdekur për jetë”, tha Plava.
Ai gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës.