I biri kishte një lidhje homoseksuale? Flet babai i Naim Murselit
Babai i Naim Murselit, Shabani ka komentuar aludimet se i biri mund të ketë pasur lidhje dashurie me një burrë, çka mund të ketë bërë që ai të urdhërojë vrasjen e gruas.
Lidhur me vrasjen e saj në Kosovë, analisti Arjan Curri ka bërë një deklaratë të fortë.
Ai është shprehur se Prokuroria e Kosovës po dyshon se një lidhje jashtëmartesore mund të ketë qenë një ndër motivet e vrasjes së Liridona Ademaj.
Currit thekson se arsyeja e fortë se pse një burrë mund të vrasë një grua është edhe orientimi seksual dhe dyshohet se Liridona ishte në dijeni për lidhjen e Naimit me një burrë.
Gjatë një interviste për emisionin “Me Zemër të Hapur”, Shaban Murseli mohoi këto spekulime, ku tha se kjo gjë është e tmerrshme.
“Kam dëgjuar se ka pasur spekulime kinse ka pasur lidhje dashurie me burrë, kjo që po shkruajnë është e tmerrshme”, u shpreh Naim Murseli.
Kujtojmë se Naim Murseli akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, në një ngjarje që tentoi ta maskojë si grabitje me armë.