Kim Kardashian sapo rrëmbeu një super rol dhe ja në çfare filmi pritet të luajë

vovalbania December 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kim Kardashian sapo rrëmbeu një super rol dhe ja në çfare filmi pritet të luajë

Pas rolit të saj në “American Horror Story: Delicate”, Kim iu besua një tjetër rol: ai i një avokateje seksi, plot vetëbesim.
 


Seriali i ri quhet “Sexy Lawyer” dhe regjisor është Ryan Murphy, regjisori i sagës “American Horror Story”.

Murphy është një prej regjisorëve më të njohur në botën e kinemasë. Ai është gjithashtu regjisori i “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”, “Ratched”, “Scream Queens”, “The Watcher”, “Glee” etj.

Thuhet se seriali është frymëzuar nga avokatja e famshme Laura Wasser, mjaft e kërkuar në Hollywood. Ajo ka qenë edhe avokatja e Kim, kur ajo u divorcua nga Kanye.

Thuhet se seriali do të nisë xhirimet në 2024-ën dhe do të publikohet një vit më vonë. Filmi i përshtatet Kim, e cila përpos se është seksi, është edhe një avokate e aftë.

Kim gjithashtu do të jetë edhe në filmin “The Fifth Wheel”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE