Ndarja nga jeta e aktorit Mirush Kabashi, Ina Kollçaku ‘shpërthen’ kundër atyre që postuan mesazhe ngushëllim
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/12//arti-ne-zi-ndahet-nga-jeta-aktori-i-mirenjohur-mirush-kabashi.jpg)
Sot u nda nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi.
Reagimet të shumta kanë qenë në rrjet për humbjen e madhe të artit shqiptar, me mesazhe ngushëllimi për familjen e aktorit.
Por, këto mesazhe kanë revoltuar Ina Kollçakun, e cila në Instagram ka bërë një postim ku shkruan “të drejtë kanë këto njerëz të vajtojnë vdekjen e dikujt që nuk e deshën, vlerësuan apo përkrahën së gjalli”.
“Traditat tona pas vdekjes, vaji dhe zija më tmerrojnë aq sa më impresionojnë. Ndoshta katarsisi që kalojmë në atë proces është i nevojshëm aq sa edhe tronditës!
Gjithmonë më ka inatosur vetëm diçka. Sa të drejtë kanë këto njerëz të vajtojnë vdekjen e dikujt që nuk e deshën, vlerësuan apo përkrahën së gjalli. Asosacioni i sotëm për gjithë ata që mendojnë se kanë të drejtë të postojnë Mirush Kabashin dhe pse nuk e panë kurrë në teatër!
Sa të drejtë morale kanë?”, shkruan ajo.