Studimet zbulojnë diçka interesante për brokolin, perimen tuaj të preferuar!
Brokoli është i pasur me vitamina, proteina dhe lëndë të tjera ushqyese, por një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se brokoli mund të shmangë edhe shenjat e plakjes. Universiteti i Studimeve Mjekësore, në Washington studioi minjtë për të parë se si një enzimë e veçantë, që gjendet në zarzavate si brokoli apo kastraveci, mund të vonojë shenjat e plakjes. Enzima është mononukleotidi nikotinamid, i njohur ndryshe edhe si NMN (nicotinamide mononucleotide).
Kur u injektohej minjve kjo lloj enzime, u shtonte atyre energjinë, madje edhe u parandalonte shtimin në peshë. Me kalimin e kohës, edhe nivelet e sheqerit në gjak përmirësoheshin ndjeshëm, por përmirësohej edhe shikimi. Edhe pse studiuesit nuk janë të sigurt nëse NMN rrit jetëgjatësinë, efekti në nivelet e energjisë për minjtë që janë bërë pjesë e studimit ka qenë mjaft i dukshëm.
Një nga studiuesit, Shin-ichiro Imai, është shpresëplotë për enzimën që ka rezultate të ngjashme edhe për njerëzit. “Derisa qelizat e njeriut mbështeten në të njëjtin proces riprodhimi të energjisë, shpresojmë se kjo mund të përkthehet në një metodë që ndihmon njerëzit të qëndrojnë më të shëndetshëm se mosha që kanë”-tha ai. Nëse është ky rasti, kjo do të thotë se konsumimi i vazhdueshëm i brokolit, por edhe i perimeve të tjera, mund të vonojë sëmundjet apo problemet e tjera shëndetësore që vijnë me kalimin e moshës.
Brokoli mund të ndihmojë pacientët diabetikë që të mbajnë nën kontroll glukozën. Një grup studiuesish kanë identifikuar një përbërës të pranishëm te brokoli që duket të jetë i dobishëm në luftimin e sëmundjes. Interesante për kërkimin farmakologjik është qasja me të cilën shkencëtarët në Universitetin Lund në Suedi kanë arritur të zgjedhin molekulën e pranishme në brokoli si një trajtim të mundshëm. Gjatë fazës së rritjes, brokoli shoqërohet me gjethe të mëdha të cilat hiqen për ta bërë tufën e brokolit më të paraqitshme për konsumatorin por barishtet e brokolit janë një pasuri më vete.