“Do të shihemi…”, çfarë po paralajmëron Yll Limani këtë herë?
Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.
Ka vetëm pak kohë që kur Ylli ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet “Spliti”. Ama duket se shumë shpejt artisti do të publikojë një tjetër projekt, i cili është përsëri një bashkëpunim me artisten Lira Blakaj. Ditën e sotme Ylli me anë të disa Instastory ka treguar se diçka po vjen së shpejti ama nuk dihet nëse ky paralajmërim ka të bëjë me publikimin e këtij bashkëpunimi apo ndonjë projekt tjetër nga këngëtari.
Së fundmi në Prishtinë ishte organizuar një performancë nga Ylli në një prej clubeve të vendit me rastin e festave të flamurit. Një event, i cili u anulua për shkak të një alarmi të rremë për lëndë eksplozive në club e këtë na e ka treguar vetë Ylli me një postim në Instastory, ku ka zbuluar arsyen dhe duke kërkuar falje të gjithë personave që mezi po e prisnin dhe që kishin rezervuar dhe çdo gjë u anulua pasi alarmi i rremë detyroi stafin të nxirrte jashtë të gjithë pjesëmarrësit.