Flakadanë e zjarr në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë 6 deputetë të opozitës, mes tyre Berisha e Bardhi!

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Flakadanë e zjarr në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë 6 deputetë të opozitës, mes tyre Berisha e Bardhi!

6 deputetë të opozitës, Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshit, Elda Hoti dhe Edi Paloka janë përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, për shkak të kaosit në seancën e shkuar plenare.

Në kërkesën për përjashtim të firmosur nga 7 deputetë të PS thuhet se Sali Berisha zaptoi foltoren, Bardhi ofendoi deputetin socialist Petro Koçin, Edi Paloka tentoi ta godiste atë.

‘Deputeti Bardhi tentoi t’i merrte kartën nga pajisja elektronike deputetit Petro Koçi gjatë kohës që po mbante fjalën. Gjithashtu pranë deputetit Koçi u afrua edhe deputeti Edi Paloka i cili tentoi ta godiste. Deputeti Sali Berisha pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke zaptuar foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sall fyer deputetët dhe drejtuesen e seancës.’- thuhej në kërkesën e PS-së.

Flamur Noka, Vokshi e Hoti nga socialistët evidentohen si “Grupi i Zjarrit”

“Deputeti Flamur Noka ndezi disa flakadanë duke shkaktuar kaos dhe rrëmujë në sallë. Njërin prej flakadanëve e hodhi në drejtim të Kryetares së Kuvendit. Situata agravoi edhe më tej në momentin kur Noka i vuri flakën disa herë letrave dhe i vendosi tek karriget që ishin vendosur për të bllokuar foltoren, duke rrezikuar kështu jetën e deputetëve dhe të stafit në sallë. Gjithashtu deputetja Elda Hoti e ndihmuar edhe nga deputetja Vokshi ndezën disa flakadanë ku disa prej tyre i vendosën poshtë karrigeve mbi foltore.”- thuhej në kërkesën e PS.

Për këto veprime, deputetët Flamur Noka e Albana Vokshi janë paditur në SPAK edhe nga policia, duke rrezikuar gjobë deri në 5 vite burg.

Të 6 deputetët nesër nuk do të mund të jenë të pranishëm në seancën ku do të miratohet nen për nen buxheti 2024.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65727 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE