Inteligjenca Artificiale mund të përzgjedhë tanimë edhe verën, somelierët mbeten pa punë!

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Inteligjenca Artificiale mund të përzgjedhë tanimë edhe verën, somelierët mbeten pa punë!

“Zanati” i somelierit, ose degustatorit të verës, tashmë mund të zëvendësohet nga një robot, i saktë 100%. Ekspertët nga Universiteti i Bordosë deklarojnë se inteligjenca artificiale është e aftë të dallojë profilet kimike të verës në mënyrë absolute. Gjatë testimeve, Inteligjenca Artificiale arriti të identifikojë origjinën, vjetërsinë apo varietetet e ndryshme të rrushit pa gabimin më të vogël. Kërkuesit tashmë po planifikojnë të bëjnë një garë me somelierët njerëzore për të parë dallimet mes tyre.

Ndërkaq, netët janë të gjata dhe moti është i ftohtë, që do të thotë se zyrtarisht jemi në sezonin e verës së kuqe. Por për shumë persona konsumimi i verës mund të shkaktojë dhe dhimbje koke. Shumë njerëz dhe shkencëtarë, e kanë ditur që pas verës, ndoshta dhe pas 30 minutash, fillon një dhimbje koke, por së fundmi kanë zbuluar arsyen pse.

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë, Davis, kanë zbuluar se një flavanol, ose lëndë ushqyese, e gjetur në verën e kuqe ndalon trupin të përpunojë siç duhet alkoolin. Ironikisht flavanoli në fjalë, quercetin, konsiderohet një antioksidant i mirë, madje është i disponueshëm si një shtesë shëndetësore. Por kur përpunohet ose metabolizohet me alkool, ai kthehet në një të keqe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE