Këta janë katër prezantuesit e Festivalit të fundvitit në RTSH

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këta janë katër prezantuesit e Festivalit të fundvitit në RTSH

Festivali i Fundvitit ka nisur përgatitjet për netët live në Pallatin e Kongreseve që do të mbahen në prag të Krishtlindjeve këtë dhjetor.

Ndryshe nga viti i kaluar, në skenën e Pallatin e Kongreseve do të ngjiten jo një por katër prezantues që do t’i lënë vend artistëve për të performuar.

Këtë vit moderimi i spektaklit më të madh të muzikës në vend i është besuar balerinit të njohur shqiptar Kledi Kadiu si dhe aktores kosovare Adriana Matoshi, e cila është edhe ligjvënëse në Kuvendin e Kosovës.

Risi këtë vit është edhe përzgjedhja e dy moderatorëve të tjerë që do të shoqërojnë Kledin dhe Adrianën në këtë rrugëtim.

Bëhet fjalë për dy emra të rinj të ekranit që janë në fillimet e karrierës së tyre televizive. Një prej tyre është Krisa Çaushi, e cila prej pak kohësh drejton emisionin “Stacioni Rozë” në RTSH me lajmet më të reja nga bota e showbizzit.

Ndërkohë bashkë me të, do të jetë në bashkë-prezantim edhe Xhuliano Dule.

Ai ka lindur në vitin 1992 në Shqipëri dhe më pas ka emigruar në Itali ku vendosi të studionte për Ekonomi. Më pas ai mori vendimin të aplikonte për Master në Skenaristikë në Akademinë “Silvio d’Amico” si dhe u prezantua si Komedian “Stand-Up”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE