Kina ndjek një avion amerikan mbi Ngushticën e Tajvanit!

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kina ndjek një avion amerikan mbi Ngushticën e Tajvanit!

Ushtria e Kinës dërgoi avionë luftarakë për të vëzhguar e paralajmëruar një avion patrullues të marinës amerikane, që fluturoi mbi Ngushticën e Tajvanit, pak javë para zgjedhjeve në ishull. Pekini pretendon sovranitet mbi Tajvanin demokratik e juridiksion në ngushticë. Por, Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë këtë dhe thonë se ngushtica është rrugë ujore ndërkombëtare.

Marina amerikane tha se avioni i saj P-8A, i cili përdoret edhe për misione anti-nëndetëse, fluturoi mbi ngushticën në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Kalimi i avionit në Ngushticën e Tajvanit dëshmon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për një Indo-Paqësor të lirë e të hapur. Ushtria amerikane fluturon, lundron dhe operon kudo që ia lejon ligji ndërkombëtar.

Ushtria e Kinës e përshkroi fluturimin si “zhurmë publike”, duke shtuar se avionët e saj luftarakë u dërguan për të vëzhguar e paralajmëruan avionin amerikan, si dhe për t’u marrë me të “në përputhje me ligjin dhe rregullat”.

Tajvani është duke u përgatitur për zgjedhjet presidenciale e parlamentare më 13 janar, votime të cilat Kina i ka cilësuar si “zgjedhje me luftës e paqes”. Kina i ka rritur aktivitetet ushtarake përreth Tajvanit në katër vitet e fundit.

Më 25 gusht, Ministria e Mbrojtjes e Kinës u kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta ndalojnë “armatosjen” e Tajvanit, pasi Departamenti amerikan i Shtetit miratoi një shitje potenciale prej 500 milion dollarësh të sistemeve të gjurmimit të avionëve luftarakë F-16 e të tjera pajisjeve në Tajvan.

Kina i kërkon palës amerikane të përmbushë në mënyrë efektive angazhimin e saj për të mos e mbështetur pavarësinë e Tajvanit, të ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit e rritjen e lidhjeve ushtarake SHBA-Tajvan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si shumica e vendeve të botës, nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por janë mbështetësi më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit dhe e furnizojnë atë me armë, gjë që e zemëron Pekinin.

Në fund të korrikut, SHBA-të prezantuan paketën e ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerën e 345 milion dollarëve, shumë që besohet se do ta forcojë kapacitetin e ishullit për të luftuar ndonjë pushtim të mundshëm nga Kina.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE