Agron Llakaj zbulon detaje nga personazhi i tij në filmin “5 Herë Jo”: “Ishte një dëshirë e imja…”

vovalbania December 07, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Agron Llakaj zbulon detaje nga personazhi i tij në filmin “5 Herë Jo”: “Ishte një dëshirë e imja…”

Një tjetër komedi romantike që parashikojmë se do të përqafohet gjithashtu shumë nga publiku i gjerë është pikërisht  “5 Herë Jo”, me protagonistë një ndër çiftet më të preferuara dhe të komentuara, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.  Zyrtarisht Premiera Absolute e filmit do të mbahet në Cineplexx më 12 Dhjetor në orën 19:30. Ndërkohë duke filluar nga 13 Dhjetor do të jetë në kinema.

I ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ka qenë aktori i njohur Agron Llakaj, i cili gjithashtu është pjesë e filmit. Ai ka folur më shumë mbi rolin e tij dhe për filmin.

Çfarë mund të na thuash për personazhin tënd, të Shefitit?

Shefiti është drejtori i televizionit. Linja kryesore është ajo e dashurisë, mes Jorës dhe Gjergjit, Borës dhe Donaldit. Kjo linjë zhvillohet në një televizion. Shefiti është një lloj babaxhani, shumë familjar, kërkon që t’u japë mundësi të tjerëve që të garojnë dhe të fitojë më i miri. Ka një lloj simpatie ndaj Jorës. Linjat e tjera që e shoqërojnë janë shumë simpatike. Nuk më pëlqejnë vlerësimet me superlativa, por jam i lumtur që Bora dhe Donaldi e kanë kthyer këtë në industri. Nuk është e lehtë të bësh film. Por u impresionova, kishte shumë cilësi, shumë profesionalizëm. U regjistrua në gusht, sepse nuk e kisha mundësinë më përpara për shkak të angazhimeve të mia. E përqafova me shumë dashuri këtë lloj investimi. Ishte një dëshirë për t’iu gjendur pranë në këtë hap të parë të tyre. Linjat janë të goditura. Shefiti është ai i shefi i apasionuar pas motivimit të punës dhe inspirimit.

Si erdhi ftesa për filmin?

Ftesa erdhi më herët. E pata pak të vështirë në fillim për shkak të disa problemeve, ishte një angazhim i madh, por iu drejtova time shoqeje për t’i kërkuar mbështetje. Ishte një sakrificë që mendoj se ia vlente. Edhe Shefiti në film, e mbështet dashurinë e Jorës dhe Gjergjit. Kam punuar mbi sknarin dhe ofrova mendimet e mia. 

Çfarë note do t’i jepje Borës dhe Donaldit?

Në përgjithësi kur realizon një projekt duhet ta përqafosh dhe ta urosh në fillim. Pasdtaj kur të dalë tek publiku, ka vend për kritika. Unë i përgëzoj të dy, por më shumë Borën sepse nuk e njihja. Ajo ishte një befasi për mua. Filmi ka dalë i gjatë. Më vjen keq që janë prerë disa pjesë. Vjen ai momenti që të dhëmb pak, që nuk u menaxhua mirë pjesa e skenarit dhe kohës. Sepse janë hequr disa pjesë të bukura.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE