Bëhet viral gjesti i turpshëm i spikeres së BBC gjatë transmetimit live (Video)
Gjesti i një spikereje të BBC është bërë viral.
Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesit, gjatë përgatitjeve për të dhënë lajmet e fundit në edicionin e orës 12:00 të mërkurën, por nuk e dinte që ajo tashmë ishte live, shkruan Daily Mail.
“Live nga Londra, duke parë BBC News”, dëgjohet duke thënë prezantuesja duke ruajtur qetësinë. Më pas ajo filloi të bënte disa gabime, gjë që tregon se mund të ketë qenë shumë nervoze dhe i vinte turp për gjestin që bëri, pasi e panë të gjithë në transmetim live.
This isn’t satire, an actual BBC News presenter got caught giving the middle finger live.
Maryam Moshiri summing up the professionalism currently at the BBC. pic.twitter.com/QoJ4FT133J
— Chris Rose (@ArchRose90) December 7, 2023
Gjesti i Moshirit mori komente të shumta, ku shumë persona e kritikuan spikeren për mungesë profesionalizmi dhe të tjerët shprehën mirëkuptimin e tyre, për shkak të gjendjes së vështirë në të cilën ajo u gjend.