Luana ndryshoi look, por u pendua (Nuk i vëmë faj)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Nga prime tek kohëzgjatja e programit, kjo video na tregoi shumë për “Love Island”](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08//nga-prime-tek-kohezgjatja-e-programit-kjo-video-na-tregoi-shume-per-love-island.png)
Pak kohë më parë Luana vendosi të bëjë një ndryshim në pamje duke i prerë flokët me baluke.
Ky stil padyshim i shkon shumë, por të gjithë vajzat që kanë baluke e dinë sa vështirë është t’i mbash ato.
Sot Luana ka postuar një video ku tregon se është penduar dhe filmon veten teksa baluket nuk i qëndrojnë në vend.
“Kur ke prerë baluket, por i ke rënë pishman dhe s’di si t’i mbash këto flokë”, shkruan Luana.
Kujtojmë se disa javë më parë Luana Vjollca mbylli sezonin e parë të programit dating, “Love Island”.
Pas përfundimit të këtij programi, ajo ka pyetur ndjekësit nëse do të donin një sezon tjetër apo nëse duhet të risjellë show-n argëtues “Zemër Luana”.
Duket se Luana po merr pak kohë pauzë, pasi deri tani nuk ka paralajmëruar ende projektin televiziv të rradhës.