Behgjet Pacolli ka pasur komunikim me Naim Murselin natën e krimit?
Pas një pikëpyetje të ngritur në rrjet, Behgjet Pacolli i ka dhënë fund aludimeve nëse ka patur komunikm me Naimin natën që ka ndodhur krimi.
Në një intervistë të fundit, për “Nacionale” Pacolli u shpreh se nuk ka patur komunikim me Naimin.
“Jo, unë kam qenë në rrugë zyrtare larg Kosovës, por bashkëpuntorët e mi nga Kosova më kanë informuar për rastin”, tha Pacolli.
“Duke mos ditur si ka ndodhur, unë kam tentuar të kontaktoj, por telefoni i tij ka qenë i mbyllur”, ka treguar Pacolli, i cili gjatë këtyre ditëve ka reaguar disa herë për rastin në rrjetin e tij social, në Facebook.
Liridona Ademaj, është vrarë, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Për rastin Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar: Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.