Bora Zemani flet për planet e dasmës me Donald Veshajn
vovalbania
December 08, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Pak më parë në rrjetet sociale bëri bujë lajmi se Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre në verën e vitit 2024.
Gjatë spektaklit të sotëm në “Dancing with the stars”, Bora ka folur rreth këtyre lajmeve.
Ajo u shpreh se kudo flitet për dasmën e tyre, ama në fakt një martesë nuk do të sillte një ndryshim të madh në jetën e saj.
Moderatorja tha se ajo e shijon dashurinë me Donaldin në bashkjetesën e tyre dhe në çdo moment, ndaj një kurorëzim në martesë nuk do ndryshonte shumë.
Çifti për herë të parë realizuan edhe një vallëzim shumë emocionues në skenën e DWTS, të cilin e cilësuan si vallëzimin e dasmës së tyre.