I pakënaqur nga gjykimet e saj, balerini përplaset me Olta Gixharin: “Konsultohu me profesionistët”
Gjatë spektaklit të sotëm Atlanta Kërçyku pati një përplasje me jurinë, për shkak se ishte e pakënaqur me vlerësimet e jurisë, më së shumti me ato të Olta Gixharit.
Atalanta u shpreh se nuk është gjykuar asnjëherë ashtu siç ka merituar nga Olta, madje shtoi se kjo e fundit duhet të lërë mënjanë preferencat personale.
E këtë mendim duket se kishte edhe balerini i saj, Luixhino.
Duke ditur marrëdhënien e tyre të mirë me njëri tjetrin, i papritur ishte fakti që Luixhino t’i kundërvihej Oltës.
Ai iu drejtua aktores se Enin e ka mbajtur gjithnjë me hatër dhe e ka vlerësuar me pikë më të larta nga sa ka merituar.
Nga ana tjetër Olta e mohoi këtë akuzë, tek tha se shumë konkurrentë të tjerë i ka vlerësuar me pikë më të larta, ndërsa më pas shtoi:
“Arti është shumë subjektiv, nëse ti si profesionist mendon se Eni ka merituar 5 dhe unë i kam vënë 7, hajde kur të vish këtu (në juri) jepja ti, unë kështu e mendoj”
Sakaq, Luixhino iu kthye ashpër Oltës duke i thënë: “Unë ndoshta jam një ditë (në juri), por ti nëse ke këto lloj problemesh, ke dy profesionistë aty që mund të konsultohesh”.