Pas ndarjes nga Ledri, Sara shfaqet në krahët e një tjetër mashkulli, kush është djali që po e bën të lumtur?(FOTO)

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas ndarjes nga Ledri, Sara shfaqet në krahët e një tjetër mashkulli, kush është djali që po e bën të lumtur?(FOTO)

Sara është ndarë nga Ledri?

Kjo është pyetja që prej kohësh është bërë kryefjala e titujve në median rozë, duke u shndërruar në një ndër çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar.

Megjithëse ata kanë vendosur që të heshtin, në rrjet prej disa javësh është aluduar se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Megjithatë së fundmi Sara ka publikuar në InstaStory një foto ku shihet e lumtur në krahët e një mashkulli e që nuk është Ledri Vula.

FOTO/ Pas ndarjes nga Ledri, Sara shfaqet në krahët e një

Bëhet fjalë për grimierin e saj, ku shpesh herë ajo ka treguar se ai është miku i saj më i mirë.

Pas lajmeve se Sara dhe Ledri janë ndarë, influencerja iku nga shtëpia ku jetonte me vajzën, këngëtarin dhe prindërit e tij, ndërsa së bashku me të bijën udhëtoi drejt Gjermani aty ku ajo ka edhe prindërit.

Megjthatë disa ditë më parë influencerja është rikthyer sërish në Shqipëri, duke u marrë me projektet e saj në Tiranë.

Ndarjen e dyshes disa javë më parë e ka konfirmuar vetë menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi, për “Prive”. Zërat për ndarjen e tyre nisën kur influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme, teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan.

Nga ana e tyre kanë munguar edhe postimet së bashku në rrjetet sociale, ndërsa artisti i ka fshirë nga llogaria e tij në “Instagram” të gjitha fotot me partneren e tij.

Duket se pas ndarjes, që sipas burimeve pranë çiftit ishte me mirëkuptim, kanë nisur edhe fërkimet e para mes palëve dhe arsyeja është pikërisht vajza e tyre.

Pas disa konflikteve që kanë nisur prej disa muajsh mes tyre, ka qenë pikërisht reperi ai që ka marrë vendimin për t’i dhënë fund kësaj historie dashurie. Shkak për debatet e shpeshta kanë qenë pikërisht skenat e xhelozisë nga ana e influenceres./Panorama

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65731 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE