Vrasja e Liridonës/ Ilir Kulla: Dinte sekrete për burrin, priten arrestime të emrave të njohur
Kosova pak ditë më parë u trondit nga një vrasje tragjike. Një grua 30-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, u ekzekutua kundrejt pagesës dhe për këtë u arrestuan tre persona, mes tyre dhe bashkëshorti i saj. Bëhet fjalë për Liridona Ademaj, e cila dyshohet se është eliminuar me porosi të burrit Naim Murseli. Kjo ngjarje zgjoi opinionin publik, ndërsa paralelisht në Kosovë dhe në Shqipëri shoqëria civile dhe qytetarët u derdhën rrugëve duke bërë thirrje që këto raste makabre të marrin fund.
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, i ftuar në “Zonë e Lirë” theksoi se kjo ngjarja mbart me vete shumë mistere. Ai thotë se ky ekzekutim fsheh në vetvete sekrete, që lidhen me paranë dhe pushtetin.
Sipas Kullës, prokuroria dhe drejtësia në Kosovë po verifikon të gjitha lëvizjet e fundit që ka kryer Naim Murseli, për të parë se si ka siguruar paratë dhe me çfarë peronash ka komunikuar në telefon për të përmbushur skenarin e ekzekutimit të gruas së tij. Ai shtoi se Naim Murseli mund ta ketë vrarë gruan, pasi kjo e fundit ka ditur shumë sekrete për të dhe kjo është një tjetër pistë dyshimi.
“Njerëzit janë marrë me thash e theme dhe i kanë ikur pjesës serioze të krimit, me të cilin po merren organet hetimore të Kosovës. Kemi të zbardhur deri tani që janë në burg vrasësi, ndihmësi, dhe bashkëshorti, por nuk janë zbardhur skemat dhe prapaskenat dhe nuk janë zbardhur lekët se nga kanë dalë dhe për këtë po hetohet. Çfarë kanë qenë në prapaskenat e sherrit mes dy bashkëshortëve. Duket qartë se ka pasur një sherr prej disa muajsh dhe po hetohen të gjitha kontaktet e bashkëshortit që ka kontaktuar muajt e fundit. Kanë kaluar në sitë veprimtaritë e Naim Murseli. Besoj se në javët e ardhshme do këtë arrestime të tjera për këtë ngjarje. Paratë janë dhënë cash, por janë marrë nga diku, por prej dy tre vitesh bënte një jetë të pasur. Familja i ka thënë këto gjerë dhe prokuroria e Kosovës po i heton këto gjëra, sepse është e qartë se sherri mes dy bashkëshortëve ka qenë dhe paraja. Është folur për para, tradhti dhe sekrete dhe unë besoj se janë brenda arsyes së madhe, është një vrasje e përllogaritur. Mendoj se Liridona se dinte shumë, jo vetëm diçka. Që ajo të mos i bënte publike dhe të mos shantazhonte atë dhe bashkëpunuesit e tij, është vrarë”, tha ai.
Sipas Kullës, Naim Murseli, kishte blerë së fundmi një vilë mbi 300 mijë euro dhe burimet e tij nuk e justifikojnë këtë akt. “Vetëm vilën që e ka blerë në Prishtinë ka qenë 350 mijë euro. Hetimet do shkojnë do zbulojnë se nga kanë dalë këto para që kanë dalë në qarkullim. Po hetohet se çfarë qëndron pas kësaj historie. Është një histori e komplikuara dhe do kemi histori të çuditshme ditët në vijim, mund të kenë dhe të njohur. Po hetojnë arsyet që e çuan tek vrasjet, dhe njëri nga tre ato veta, do tregojnë atë që dinë. Nëse i shkohet mbrapa parave, sepse do shikohet se kush i pa paguar këto para. Sekreti lidhet me dy gjëra; para ose pushtet. Ditën e varrimit Naimi ka qenë shumë nervoz dhe e ka humbur kontrollin me gazetarët dhe ka dyshime se Naimi ka qenë përdorues i kokainës dhe drogave. Eliminimi i bashkëshortes në sy të fëmijëve, është një gjë shumë e rëndë dhe po hetohen të gjitha lëvizjet bankare. Në mos Naimi, njëri prej atyre dy të tjerëve do të flasin”, tha ai.