Ekspozita e legjendës së futbollit italian Paolo Rossi, më 26 janar në Tiranë!

vovalbania December 09, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ekspozita e legjendës së futbollit italian Paolo Rossi, më 26 janar në Tiranë!

Më 26 janar 2024, në Tiranë do të përurohet ekspozita kushtuar “Djalit të artë” të futbollit italian, Paolo Rossi, i cili ngriti peshë edhe zemrat e tifozerisë shqiptare në vitet ’70-80. Në ambientet e COD në kryeministri, sot u prezantuan disa elementë të këtij koleksioni, në prani të kryeministrit Edi Rama, legjendës së futbollit botëror Arrigo Sacchi dhe Fondacionit “Paolo Rossi” i drejtuar nga bashkëshortja e Paolo Rossi-t, Federica Cappelletti.

Kryeministri vlerësoi se Paolo Rossi ishte një personalitet i lartë, me kurajo të madhe. Rama tha se është privilegj i madh që Tirana do të mirëpresë ekspozitën dhe koleksionin e një lojtari të madh të një skuadre, që në vitet e errëta të Shqipërisë ishte pikë referimi i një bote që për ne qe e ndaluar.

Kujtoj se kur Italia ishte në finale kundër Gjermanisë, të rinj që ishin pjesë e komunitetit të madh, të panumërt të tifozëve të Italisë në Shqipëri, dolën nëpër rrugë me flamurin italian. Ky akt ishte herezi në ato vite. Ne pastaj e morëm vesh për këtë të nesërmen sepse ata u arrestuan dhe u gjykuan për një akt të një papërgjegjshmërie të lartë e për propagandë.

Kryeministri informoi se ekspozita mbi Paolo Rossin përmban kuriozitete për objekte personale.

Bëhet fjalë për një ekspozitë me karakter historik se ka qenë e mbushur plot me kujtime dhe jetë.

Rama kujtoi takimin në Tiranë me Paolo Rossin në kohën kur ishte kryetar bashkie dhe ai vinte me ekipin e legjendave. Kryeministri shprehu bindjen se ekspozita do të jetë një kujtim dhe nderim për këtë histori futbolli, pasi sjell simbolin e asaj kombëtareje të madhe italiane, që për ne ishte më e rëndësishme se një skuadër futbolli.

Kjo ekspozitë që është hapur edhe në Zyrih, por edhe në qytete të ndryshme të Italisë do të sjellë objekte të Paolos, por edhe legjendave të mëdha botërore si Maradona, Pele, etj.

Ekspozita në përkujtim të Paolo Rossit organizohet nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me ambasadën italiane në Tiranë. Pranë Muzeut Historik Kombëtar, mund të vizitohet prej datës 26 janar e deri më 20 shkurt 2024, ndërsa tregon jetën e Paolo Rossit dhe legjendave të futbollit ndërkombëtar.

Mes sendeve personale, realitetit virtual, bluzave origjinale, intervistave, Topit të Artë dhe Këpucës së Artë 82, vizitori i ekspozitës mund të hyjë në kontakt me një prej atletëve më të vlerësuar në historinë e futbollit kombëtar e atij ndërkombëtar.

Një kampion që ka bërë të ëndërrojë Italinë dhe Shqipërinë: “Paolo Rossi, djalë flori”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE