I shohim kudo, ndotësit më të mëdhenj të mjedisit janë…

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I shohim kudo, ndotësit më të mëdhenj të mjedisit janë…

Pavarësisht rënies së konsumimit të duhanit, bishtat e cigareve vazhdojnë të jenë një shqetësim në mjedis në të gjithë botën, duke i hedhur bishtat e cigareve në vende të ndryshme, nga hapësirat e gjelbra deri te trotuaret, buzë rrugës, parqet, plazhet dhe zonave ujore.

Me rreth 4.5 trilion bishta cigaresh të hedhura çdo vit në mbarë botën, ata mbajnë titullin e mbeturinave më të shumta të hedhura në tokë në planetin tonë. Duke qenë rreth 38% të të gjithë mbeturinave të grumbulluara, cigaret përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm në mjedis. Zakonet e hedhjes së mbeturinave ndikojnë shumë në këtë çështje, pasi 75% e duhanpirësve pranojnë se i hedhin në mënyrë të pakujdesshme bishtat e cigareve në tokë.

Ndikimi mjedisor zgjerohet edhe në fushën financiare, me qytetet që shpenzojnë shuma të konsiderueshme, që variojnë nga 3 milionë dollarë deri në 16 milionë dollarë, për pastrimin e mbetjeve të cigareve. Përveç kësaj, mbetjet e cigareve janë shumë toksike, duke çliruar kimikate si arseniku dhe plumbi në mjedis, duke ndotur burimet e ujit dhe duke rrezikuar jetën e gjallesave ujore. Filtrat e cigareve, që shpesh ngatërrohen me pambukun, përbëhen kryesisht nga fibra plastike jo të biodegradueshme (acetat celulozë), duke kontribuar rreth 1.69 miliardë paund mbeturina toksike në vit.

Pavarësisht ritmit të ngadaltë të dekompozimit, këto bishta cigaresh vazhdojnë të mbeten si një çështje mjedisore afatgjatë dhe majft të dëmshme. Franca po mundohet të ndaloj pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe zona të tjera të ndryshme për shkak të të njëjtit problem, si dhe një përpjekje më tepër për të krijuar një brez jo duhanpirës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE