Kreu i Facebook, Zuckerberg porosit jahtin 300 milionë euro me hangar helikopteri në brendësi!

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kreu i Facebook, Zuckerberg porosit jahtin 300 milionë euro me hangar helikopteri në brendësi!

Mark Zuckerberg ka mohuar më herët raportimet se ishte pronar i një jahti 150 milionë euro, por tani duket se po hyn në treg për një tjetër akoma më të madh.

Pronari i rrjetit social raportohet se ka porositur një mega-jaht 300 milionë euro që po ndërtohet aktualisht në Holandë, i njohur tashmë si Project 1010.

Miliarderi i rrjeteve sociale që llogaritet se ka një pasuri prej 100 miliardë dollarë, është parë të vizitojë barkën masive në ndërtim dhe burimet thonë se ai shpreson të bëhet pronari saj.

Anija 130 metra e gjatë thuhet se zotërohet aktualisht nga një tjetër biznesmen misterioz, dhe është në ndërtim në kantieret holandeze Feadship teksa ka nisur testimet detare prej vitit të shkuar.

Jahti ka një shpejtësi maksimale prej 20 nyje detare (rreth 38 km/orë) dhe një shpejtësi mesatare prej 12 nyje detare.

Ajo mund të presë 24 pasagjerë dhe ka një ekuipazh prej 48 vetësh.

Pamje të daljes së saj të parë në det janë marrë nga paparacët, ku shihet një pishinë në kuvertën kryesore dhe një helipad dhe hangar mjetesh ajrore në katet e sipërme.

Ende nuk ka shumë detaje për anijen por ajo ka një bar dhe platformë noti, si dhe pika vrojtimi në lartësi.

Më parë Zuckerberg mohonte se ishte pronar i jahtit 150milionësh i quajtur ‘Ulysses’.

Në 2017 u raportua se pronari Facebook kishte shpenzuar në heshtje miliona për mjetin 45 metra të gjatë në Monaco.

Ulysses raportohej si një mjet detar i blinduar, i aftë të lundronte thuajse gjithë botën pa ndihmën e karburanteve apo furnizimeve, si dhe të duroje situata të sikletshme moti.

Por zëdhënësit e Mark mohonin lidhjet me blerjen.

Zuckerberg zotëron kompaninë Meta, ku përfshihen Facebook, Instagram e WhatsApp.

Zuckerberg është më i fundit i milionerëve që shpenzon në superjahte, pas kreut të Amazon, Jeff Bezos cili porositi në Holandë jahtin 120 metra të gjatë Koru, që doli sivjet në det.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE