Sipërmarrësit e “Chestnut Hill” në podcast-in “Flasim” të kryeministrit Rama!

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sipërmarrësit e “Chestnut Hill” në podcast-in “Flasim” të kryeministrit Rama!

Kreshniku dhe Ermali, dy të rinj nga Tropoja, ishin dy të ftuarit e radhës së kryeministrit Edi Rama në episodin 13-të të Sezonit 2 të podcast-it “Flasim”.

I emërtuar “Kreshnikët e maleve të Tropojës”, ky episod kishte të ftuar të veçantë këta dy të rinj, sipërmarrës të agroturizmit “Chestnut Hill”, që shefi i qeverisë i cilësoi “pararojë e hapjes së shtegut të turizmit malor në Tropojë”.

Ju jeni nga një prej zonave më magjepsëse të Shqipërisë e që për fat të keq, për shumë vite është perceptuar si një zonë ku nuk duhej shkuar sepse vinin shumë rreziqe. Tani ju keni ngulur aty flamurin e ëndrrave dhe shpresave tuaja pikërisht në “Kodrën e Gështenjave”.

Kryeministri Rama shprehu bindjen e tij se turizmi malor i klasit të lartë në Shqipëri do të jetë padiskutim si në Zvicër e në Austri.

Investimet e luksit që sjellin konsumatorë realë të lartë nga pikëpamja e shpenzimeve dhe që rrisin fuqishëm ekonominë lokale e stimulojnë ekonominë kombëtare dhe ju jeni dallëndyshja e parë në atë zonë.

Sipërmarrësit u shprehën se përveç bujtinës me 13 dhoma e restorant, ata synojnë të ngrejnë edhe linja përpunimi për të futur më shumë produkte shqiptare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE