Dëbora mbulon veriun e Shqipërisë, probleme me qarkullimin
Kjo e dielë ka rikthyer reshjet e shiut dhe të dëborës në zonat malote të vendit.
Bajpasi i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit, është izoluar pjesërisht dhe dy borëpastruese ndodhen në gadishmëri për të shmangur bllokimin e plotë të këtij aksi.
Drejtuesit e automjeteve që përdorin këtë rrugë duhet të jenë të pajisur me goma dimërore e madje të kenë edhe zinxhirë.
Gjithashtu, në akset që lidhin Tamarën me Vermoshin dhe Bogën me Qafën e Thorës dhe Thethin, dëbora dhe ngricat vështirësuan qarkullimin e automjeteve.
Rruga drejt Thethit ka rezultuar më problematikja, si pasojë e rrëshqitjeve në segmente të caktuara.
Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në juglidnje të vendit, sidomos në Dardhë e Voskopojë. Edhe këtu drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes dhe të qarkullojne me goma dimërore.