Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave të hyrjes!
Muzeu i Luvrit ka njoftuar se do të rrisë çmimet e biletave, gjashtë muaj para Olimpiadës, kur Parisi pritet të presë edhe më shumë turistë se zakonisht.
Tarifa e hyrjes në Luvrin nga 15 janari do të jetë 22 euro, ndërsa nga viti 2017 ka qenë 17 euro.
Luvri është muzeu më i vizituar në botë, me 86,000 metra katror hapësirë të hapur për publikun. Muzeu u vizitua nga 7.2 milionë njerëz vitin e kaluar.
Muzeu fitoi 76.5 milionë euro në arkë vitin e kaluar. Kjo mbulonte vetëm një të katërtën e kostove operative të saj, ndërsa pjesa tjetër financohej nga kreditë e Ministrisë së Kulturës dhe mjete të tjera, përfshirë edhe patronazhin.
I hapur në 1793 në një ish-pallat mbretëror në zemër të Parisit, Luvri është një nga atraksionet kryesore turistike të Parisit.
Ai paraqet koleksione jashtëzakonisht të pasura, të cilat variojnë nga qytetërimet e Mesdheut dhe Lindjes së Mesme disa mijëvjeçarë para erës sonë deri te artet e bukura të shekullit të 19-të.
Vizitorët vijnë nga e gjithë bota për të admiruar, ndër të tjera, Mona Lizën e Leonardo da Vinçit (fillimi i shekullit të 16-të), Venus de Milo (shekulli II para Krishtit) ose antikitetet egjiptiane në gjendje të shkëlqyer.