Dasmë së shpejti?! Donald Veshaj flet për planet me Borën: “E kam me qejf që ta përjetoj…”
Donald Veshaj i ftuar në rubrikën “Galeri” të “E Diell”, krahas karrierës dhe filmit “5 Herë Jo” të realizuar së fundmi, ka folur edhe për jetën e tij private dhe planet për dasmë. I ngacmuar nga Edi Manushi se çfarë mendonte për dasmën dhe institucionin e martesës, Donaldi e lidhi atë me familjen duke shtuar se është ndër ato gjëra që ka qejf ta përjetojë. Megjithatë, artisti theksoi se me projektet tepër impenjative, ai dhe partnerja e tij nuk e kanë pasur mundësinë të diskutojnë për dasmën në plane afatshkurtër, por nëse ky moment do të vinte, do të dëshironte të ishte sa më i natyrshëm dhe i sinqertë.
Unë kam respekt për ju njerëzit e martuar sepse kam respekt për familjen, por dasma/familja është një moment ku ti nis një tjetër etapë në jetë që është familja. Familje nuk do të thotë që ti nuk ke familje në qoftë se nuk je martuar, por që dasma është një moment që pse jo, unë e kam me qejf që ta përjetoj.
E ke në plan?
Në plane konkrete, akoma jo. Afatgjatë, patjetër që po. Nuk kemi pasur kohë që ta mendojmë sepse “5 Herë Jo”, “Më lërë të flas”, “Dancing With The Stars”, kanë qenë shumë impenjative. Por besoj se është një moment që do të vijë shumë natyrshëm dhe unë e mendoj si diçka që… Në qoftë se do të ketë dasmë do të jetë diçka shumë intime dhe jo të bëjmë dasmë sepse duhet bërë dasmë. Dasma është një moment që ti duhet të gëzosh për një dashuri dhe ajo gjëja duhet të vijë sa më e natyrshme dhe sa më e sinqertë.