Donald Veshaj largohet përfundimisht nga muzika, ja pse
Përpara premierës absolute të “5 Herë Jo” më 12 dhjetor në Tiranë, Donald Veshaj dhe Bora Zemani, kanë mbajtur një konferencë për shtyp.
Ata kanë zbuluar detaje rreth këtij filmi, çfarë do të ketë, si kanë shkuar xhirimet e gjithçka tjetër.
Veç kësaj, Donaldi ka folur për kolonën zanore të filmit që u realizua nga Alban Skënderaj me producent Elgit Dodën.
Prezantuesi bën të ditur gjithashtu se ka hequr dorë tërësisht nga muzika.
“Dora e Elgitit është brenda prapë. Unë kam heq dorë nga muzika se ishte një eksperiment i imi që nuk zgjati shumë. Unë kam vendosur që të fokusohem në gjërat e tjera që di t’i bëj më mirë sepse nuk mendoj që muzikën mund ta bëj mirë”, u shpreh ai.
Moderatori mes tjerash theksoi: “Kështu që, unë jam realist me veten time”.
Përveç në Shqipëri, premiera e filmit do të jetë edhe në kinematë e tjera, kudo që ka shqiptarë