“I vendosi 3 gishta në ballë dhe…”- Ish-mësuesja e Liridonës rrëfen momentin kur Naim Murseli i dha lamtumirën e fundit
Mësuesja e Liridona (Ademaj) Murseli ka rrëfyer momentin kur Naim Murseli i dha lamtumirën e fundit bashkëshortes e tij, vrasjen e së cilës dyshohet se e porositi për një shumë prej 30 mijë euro.
Teuta Haxhiu tregoi se Naim Murseli nuk nxori asnjë pikë loti dhe se me ftohtësi i vendosi tre gishta në ballë, por nuk e përqafoi. Mësuesja u shpreh se ky moment nuk do i largohet asnjëherë prej mendjes, ndërsa tregoi se në syrin e majtë të Liridonës kishte një mavijosje.
“Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”, tha ajo në një intervistë.
Haxhiu shtoi se vrasja e saj në prezencë të dy fëmijëve ishte vdekje e dyfishtë për 30-vjeçaren, ndërsa theksoi se nuk e mendonte kurrë se Naim Murseli mund të ishte ekzekutuesi i saj.
“U tmerrova për ngjarjen e Liridonës. Vdekja e Liridonës në prezencën e fëmijëve ka qenë një vdekje e dyfishtë. Kam menduar se kush ka pas shpirt dhe po të jetë një kriminel, nuk duhet të ndodhte në prezencën e fëmijëve. Nuk kam menduar kurrë që Naimi mund të ketë qenë vrasësi i gruas së tij. Duhet të dënohet me vdekje, sepse ashtu e meriton. Ajo u martua shumë herët. Martesat e hershme nuk janë martesa të mira.
Nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin ‘Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teuta,” theksoi Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridonës.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë, pranë banesës së çiftit pasi ata po ktheheshin nga një darkë.