Java nis me mot të ftohtë/Kujdes ngricat!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata, me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare e hera – herës të dendura, si dhe me alternime kthjellimesh. Po ashtu ka ngrica në akset rrugore në verilindje e në juglindje të territorit.
Era fryu me drejtim veri-verilindje deri në orët e para të ditës, ndërsa nga orët e mesditës, ndryshon drejtim në jug-juglindje e bëhet me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fryn relativisht intensive dhe me shpejtësi deri në 10-12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
-2/9
Re diell
Kukës
-1/7
Re diell
Lezhë
0/10
Re diell
Dibër
-4/6
Re diell
Durrës
4/14
Re diell
Tiranë
2/13
Re diell
Elbasan
0/11
Re diell
Berat
0/13
Re diell
Vlorë
2/13
Re diell
Korçë
-4/8
Re diell
Gjirokastër
-4/9
Re diell
Sarandë
6/16
Re diell