Sondazh/A mendoni se Shqipëria ka shanse të kalojë fazën e parë të grupeve në Euro 2024?

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazh/A mendoni se Shqipëria ka shanse të kalojë fazën e parë të grupeve në Euro 2024?

Europiani Gjermani 2024 ka marrë udhë pak ditë më parë në Hamburg, ku u hodh shorti për fazën e grupeve të kompeticionit që do të startojë më 14 qershor në “Allianz Arena” të Mynihut, me ndeshjen Gjermani-Skoci. Goglat vendosën Shqipërinë në grupin B me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Pas shortit për Euro 2024 ku Shqipëria u shortua në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, foli trajneri i kombëtares Sylvinho, i cili theksoi se për kuqezinjtë do të jetë një sfidë e bukur ndërsa shtoi se Shqipëria do të ndeshet me kundërshtarë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Një short mjaft i vështirë për Kombëtaren shqiptare, që do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e “Dortmund”, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndeshja e fundit e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”. Kompeticioni më i rëndësishëm për shtete nis me datën 14 qershor dhe përfundon me 14 korrik. Përpara fillimit të evenimentit, ekipet pjesëmarrëse do zhvillojnë miqësore të ndryshme, si një mënyrë për t’u përgatitur për finalet e Europianit. Finalja e madhe është vendosur të zhvillohet të dielën më 14 korrik në “Olimpiastadion” në Berlin.

Para pak ditësh ne ngritëm një sondazh ku pyetëm; “A mendoni se Shqipëria ka shanse të kalojë fazën e parë të grupeve në Euro 2024?” Rezultatet mund t’i ndiqni më poshtë…

Ndërkohë, sondazhi i ri i ngritur në faqen tonë është: “Dhuna në familjet shqiptare, a mendoni se rastet janë të paraportuara?” Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65731 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE