Nëse i mësuat gjuhët e dashurisë, tani është koha të njihni dhe gjuhët e seksit… Ja gjithçka që duhet të dini për një jetë seksuale të shëndetshme!

vovalbania December 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse i mësuat gjuhët e dashurisë, tani është koha të njihni dhe gjuhët e seksit… Ja gjithçka që duhet të dini për një jetë seksuale të shëndetshme!

Mendoni se jeni njohës të mirë të seksit dhe asaj çfarë partneri kërkon gjithmonë nga ju në shtrat? Psikologu Douglas Weiss ka testuar gjuhët e komunikimit seksual me partnerët dhe i ka përmbledhur në librin e tij “5 gjuhët e seksit”. Ashtu siç thotë Dr. Weiss:

Ju mund t’i njihni të gjitha gjuhët e dashurisë, por a keni provuar të flisni edhe gjuhën e seksit? Ju keni çelësin për të hapur dyert e kënaqësisë seksuale të partnerit dhe nga partneri.

Ja cilat janë gjuhët nëpërmjet të cilave duhet të flasësh, sipas psikologut:

1. Paraloja

Paraloja e seksit është gjithçka për të kuptuar nëse seksi do të jetë kënaqësi nga partneri. Nëse ai është i prirur të jetë spontan, seksi mund të jetë në vende të ndryshme, por edhe duhet të jetë kreativ për të zgjuar sa më shumë dëshirën dhe kreativitetin gjatë fazave të tjera.

2. Dëshira

Dëshira seksuale e partnerit rritet nëse ai e ndien veten të dëshiruar dhe të kërkuar. Zakonisht, burrat duan ta planifikojnë kohën e tyre seksuale. Kënaqësia e tyre shtohet kur u vihet në dukje se janë të dëshiruar seksualisht.

3. Kënaqësia

Nëse gjuha seksuale e partnerit është kënaqësi, ai do të kërkojë të dijë më shumë se si mund të të kënaqë. Burrat duan të eksperimentojnë për atë që u jep më shumë kënaqësi gjatë një akti seksual. Eksplorimi i tyre vazhdimisht në “terrene” të reja e çon marrëdhënien seksuale në një nivel tjetër për ju.

4. Durimi

Merreni ngadalë, jepini të gjithë kohën e mundshme për të mësuar dhe provuar pozicione të reja për të rritur kënaqësinë. Një person i duruar përfiton një masazh para aktit seksual, por edhe pas tij.

5. Pranimi/festimi

Personi që ka një gjuhë të pranueshme seksuale kërkon që edhe ti të festosh bashkë me të në shtrat. Gjatë çdo faze të seksit burrat duan që të vlerësohen për të gjithë atë që bëjnë për të kënaqur partneret dhe jo vetëm veten. Nëse në fund ata kuptojnë se kanë një partnere që iu plotëson çdo dëshirë, atëherë do të keni një jetë seksuale të shëndetshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE