Tragjike, ndahet nga jeta në moshën 19-vjeçare blogerja e njohur braziliane!
Fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 19-vjeçare modelja e njohur braziliane Maria Sofia Valim. E ndjera ka vdekur për shkak të komplikimeve pas një transplanti të mëlçisë. Lajmi për vdekjen u konfirmua nga babai i saj, Vitor Valim, kryebashkiak i Caucia, Ceará.
Me dhimbjen dhe pikëllimin më të madh ju njoftoj për vdekjen e vajzës sime të dashur Sofia. Fatkeqësisht trupi i saj nuk mundi ta duronte dhe ju falënderoj të gjithëve për lutjet dhe dashurinë tuaj gjatë kësaj kohe shumë të vështirë.
Megjithatë, deri më tani, nuk ka asnjë shkak zyrtar të vdekjes nga ekzaminuesit mjekësorë në Brazil. Vitor Valim kishte treguar disa ditë më parë se gjendja shëndetësore e vajzës së tij ishte përkeqësuar papritur dhe ajo do të kishte nevojë për transplantim të menjëhershëm të mëlçisë. Dy ditë më vonë ai theksoi se ishte gjetur një donator dhe vajza e tij hyri në sallën e operacionit. Maria Sofia Valim ishte duke studiuar për Drejtësi dhe qëllimi i saj ishte të bëhej një avokate e suksesshme. Para vdekjes, Maria shpesh postonte foto të saj duke dhënë këshilla grimi dhe kujdesi për lëkurën.