Çfarë do të thotë “Sarile”? Bes Kallaku zbulon “misterin”, aktori flet për muzikën dhe shkëputjen nga televizioni
I ftuar në një intervistë për “Natën me Aulonën” Bes Kallaku ka zbuluar “misterin” e momentit.
Aktori i humorit, që shpesh eksperimeton edhe në muzikë, ka treguar se cfarë do të thotë “Sarile”, nga bashkëpunimi i tij i fundit me Mandi Nishtullën, që ka “cmendur” rrjetet sociale.
“Sarile sipas Mandi Nishtullës domethënë ‘të gjithë bashkë’.”- tregoi Besi, i cili ka rrëfyer gjithashtu si erdhi bashkëpunimi me Mandin, ndërkohë që “Sarile”-ja kishte nisur të kthehej në fenomen:
“Deri dje ishte trending e 74-ta në botë. Ka qenë shumë virale në TikTok, Mandi pikërisht këtë frazë e ka thënë para katër vitesh tek Gon Kalaja. U bë virale dhe pastaj i dhamë këngës identitet. Tani u bë gjithëpërfshirëse.
Nuk e di, ndonjëherë ti mundohesh të sjellësh një projekt me mendimin tënd që do dalë të jetë goxha virale, por asnjëherë nuk i dihet se çfarë ndodh dhe çfarë përqafon publiku. Unë e kam sqaruar gjithmonë dhe e kam thënë në çdo dalje timen publike që nuk kam lidhje ti them vetes këngëtar, por ama unë kam diçka, punën e gjetjes ose nuhatjes së diçkaje. Një karrierë 20-21 vite në skenë si humorist duke pasur eksperiencë sepse materialet humoristike i shkruanim vetë do të thotë se e di se çfarë do publiku që të qeshë apo të ndihet këndshëm. Me këto këngët çohen dhe kërcejnë.”
Ndërkohë, përtej suksesit të fundit dhe muzikës, së fundmi Besin e kemi parë larg aktrimit dhe televizionit dhe një arsye për këtë e ka.
Sigurisht, jo vetëm djali i sapoardhur në jetë dhe familja, por edhe një vendim që ka marrë në lidhje me karrierën
“Tani me ardhjen e Amenit normalisht familja ka nevojë. Besoj se nuk ka bekim më të madh kur Zoti të jep një fëmijë. I gjithë investimi yt në jetë është i kotë kur në jetën tënde vjen fëmija. Aty kupton që rëndësia më e madhe nuk është asgjë tjetë veçse shëndeti dhe mirqënia e tyre. Jeta jote merr vlerë kur ti e kupton se për kë po jeton ose duhet të jetosh.
Sa i përket angazhimit televiziv deri në muajin mars kam qenë tek “Zemër Luana” dhe tani nuk mora angazhim artistik ose televiziv për faktin se jam investuar pak në biznes. Tani kismet me sezonin e ri kam një projekt por nuk mund të flas pa u konkretizuar.”- tregoi Besi.